Në Drenoc të komunës së Rahovecit, është përkujtuar 26 Prilli i vitit 1998

Në Drenoc të komunës së Rahovecit, është përkujtuar 26 Prilli i vitit 1998, Ditën e daljes publike të UÇK-së, e cila më pas u përhap si rrufeja në gjithë Anadrininë dhe Zonën Operative të Pashtrikut. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me këtë rast ka thënë: Edhe pas 22 vjetësh kujtojmë me pietet të lartë heronjtë: Mensur Zyberajn, vëllezërit heronj Feim dhe Bedrush Gashin, të gjithë luftëtarët që ranë dëshmorë nëpër beteja, nga Drenoci e gjithë Anadrinia, po ashtu, luftëtarët e gjallë që ishin pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë historike, veteranë invalidë që u plagosën në përballje me armiqtë. Vlerësimi dhe mirënjohja për luftën çlirimtare, për luftëtarët, heronjtë, dëshmorët dhe gjithë të rënët për liri, është nderë dhe detyrë e secilit prej nesh. Lufta e UÇK-së, përveçse është e drejtë dhe e pastër, ajo është vlerë e jona e paprekshme kombëtare dhe historike. UÇK-ja është simbol i lirisë së fituar me përpjekje heroike të pjesëtarëve të saj. Liria erdhi pas betejash e flijimesh të mëdha, erdhi e u mishërua me dhimbjen dhe krenarinë që na dhuruan të rënët e të gjallët tanë që u përballën me Serbinë pushtuese dhe aparatin e saj shtetëror, e cila ndaj shqiptarëve kishte vënë në zbatim: gjenocidin dhe krimet më të tmerrshme, shfarosjen dhe përzënien e shqiptarëve nga trojet e veta.

Sot e përmot me luftën e lavdishme për liri të UÇK-së!

I paharruar përjetë është 26 Prilli 1998!

Lavdi! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …