Solidaritet e Humanizëm në vepër

Po vazhdon përkrahja e qytetarëve të vullnetit të mirë për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt, në këtë kohë pandemie.

  1. Agim Bajrami nga Izbica ka dhuruar 20 pako ushqimore dhe 500 kg miell;

  2. Fatmir Loshi nga Padalishta ka dhuruar 30 pako ushqimore;

  3. Dibran Jashari dhuroi pagën e tij mujore prej 510 euro për familjet në nevojë.

  4. Zenë Rexhepi nga Klina e Mesme ka dhuruar 500 kg miell;

Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt falënderoj donatorët për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente. Të gjitha ndihmat po shpërndahen tek secila familje, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit të turmave, për të evituar kështu mundësinë e përhapjes së infeksionit.

Bashkë do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …