Ministria e Arsimit ka kërkuar që ora e parë mësimore t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës

MASHT-i vendosi t’i shqyrtojë të gjitha diplomat e lëshuara nga institucionet e akredituara nga shteti i Shqipërisë

Departamenti për Arsimin e Lartë nga MASHT-i, obligohet për zbatimin e procedurave për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare, të fituara në institucionet jopublike (private) të arsimit të lartë, të akredituara dhe të licencuara në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 8/2010. Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të Iarta profesionale dhe gradave universitare të fituara.  “Në përputhje me pikën 1 të këtij Vendimi, kërkesat për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare dorëzohen dhe shqyrtohen në Divizionin për Njohje dhe Barasvlerë në MASHT. Obligohen Këshilli Kombëtar për Njohje dhe Komisionet e Ekspertëve të Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë për zbatimin e këtij vendimi në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …