Frasher Krasniqi

Opozita pranon vetëm dorëheqjen e Qeverisë dhe caktimin e afatit për zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjatë javës së ardhshme ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pritet të takojë kryeministrin,  Isa Mustafa për të përgatitur ofertën e koalicionit qeverisës për opozitën për dalje nga kriza. Nga burime jo zyrtare brenda kabinetit të kryeparlamentarit Veseli, bëhet e ditur se oferta e mund të rezultojë edhe në mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, por jo në periudhë të afërt kohore. Opozita paralajmëron se nuk do të pranojë asnjë ofertë që nuk nënkupton dorëheqjen e qeverisë. “Ne pranojmë vetëm dorëheqjen e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nëse kjo nuk bëhet me vullnetin e tyre, atëherë qytetarët e Kosovës do ta detyrojnë këtë Qeveri dhe kryeministrin Isa Mustafa që të japë dorëheqje”, ka deklaruar Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje!.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …