Veseli: Bashkëpunimi i mëtejmë me Gjermaninë më se i domosdoshëm

Veseli: Bashkëpunimi i mëtejmë me Gjermaninë më se i domosdoshëm

Në takimin mes kryetarit Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me Klaus Shlie, kryetar i Kuvendit të shtetit federal Shleswig-Holstain të Gjermanisë u diskutua  çështja e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Gjermanisë federale. Veseli, tha  se bashkëpunimi i deritashëm me Gjermaninë ishte tejet i rëndësishëm për Kosovën, jo vetëm me rastin e rindërtimit të vendit, por edhe shtet-ndërtimit, mbështetjen e institucioneve, por edhe përkrahjen pa rezervë për Kosovën në skenën ndërkombëtare. Ai theksoi se Gjermania është shembull i zhvillimit ekonomik për neve si vend në tranzicion. Nga ana e tij, Klaus theksoi se është shumë i inkurajuar me punën që është bërë në Kosovë, jo vetëm në lëmin e sigurisë, por edhe në ngritjen e institucioneve demokratike, duke vënë në dukje domosdonë e zgjidhjes së çështjeve kontestuese me fqinjët nëpërmjet dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …