Në 21 vjetorin e rënies heroike të Komandantit Ilaz Kodra, Kryetari Jashari me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek Kompleksi i dëshmorëve në Marinë

Në 21 vjetorin e rënies heroike të Komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtarit të Komandantit Legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari, Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, liderin e PDK-së, Kadri Veseli, nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku si dhe deputet të Kuvendit të Kosovës e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek Kompleksi i dëshmorëve në Marinë, tek varri i komandantit, i cili ra heroikisht në mbrojtje të popullatës civile.

Në këtë datë janë kujtuar dhe nderuar edhe 40 dëshmorët tjerë dhe 278 martirë të rënë në Shtuticë, Verbofc dhe fshatra tjera

Lavdi të përjetshme!

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj për herë të parë zyrtarisht u themelua Asamblea e Këshillit Lokal Rinor

Të premtën në Ferizaj për herë të parë zyrtarisht u themelua Asamblea e Këshillit Lokal …