“Qatar Charity” ndihmon 200 familje me pako ushqimore

Organizata “QATAR CHARITY” ka ndihmuar 200 familje të komunës së Vitisë me pako ushqimore, në kuadër të projektit “Pakoja e Ramazanit”. Shpërndarja e këtij donacioni është bërë përmes Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), në bashkëpunim me këshillat e fshatrave. Pos pakove ushqimore, për këto familje do të ndahen edhe 5000 kg miell, respektivisht 25 kg për familje. Në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, drejtori Basri Aliu ka falënderuar organizatën “Qatar Charity”, për ofrimin e kësaj ndihme, që ishte e domosdoshme për mbështetje të familjeve në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Myftiun e Republikës së Kosovës, z. Naim Tërnava

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ka pritur në takim, Myftiun …