Latifi: Një popull që lind burra si LUANI e sikur Baca SMAJL HARADINAJ, s’ka vdekje

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes rrjetit social facebook ka kujtuar dëshmorët, luan dhe Smajl Haradinaj, ai nderë të tjera ka thënë: Tash e 23 vjet, LUANI zemërluan, me gjoks e në këmbë, çau shtigje në bjeshkët e Pashtrikut, sepse përcaktimi i tij për idealin e lartë të çlirimit e bashkimit, nuk i njihte kufijtë ndërshqiptarë, të vendosur padrejtësisht e dhunshëm. Rrugëtoi shpesh në këtë mision, sa të vështirë e me rreziqe, po aq edhe të rëndësishëm e shumë fisnik. Më 6 maj 1997, vepra e Luanit u mbulua me lavdi dhe hyri në kujtesën e secilit, e prej Qafës së Mullarëve në malet e Pashtrikut, u bë lajmëtari i lindjes së epokës së luftës së armatosur çlirimtare në Kosovë.

Një popull që lind burra si LUANI e sikur Baca SMAJL HARADINAJ, s’ka vdekje!

Përderisa në njërën anë, është nderë dhe detyrë të ecim përpara në rrugën e drejtë që e çanë me djersë, mund, jetë dhe gjak heronjtë dhe dëshmorët e atdheut, në anën tjetër, është turp dhe meritojnë përbuzje kolektive devijuesit e rrugës e mohuesit e sakrificave që i bënë burrat si Baca Smajl, Luani…, ata që i pavdekësuan emrat e tyre në histori.

Lavdi përjetësisht atdhetarit të dëshmuar shqiptar, SMAJL HARADINAJ!

Lavdi përjetësisht heroit shqiptar LUAN HARADINAJ!

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …