Kryetari Jashari së bashku me Ministren Dumoshi, nënshkruan memorandume bashkëpunimi

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkruan memorandume bashkëpunimi për realizimin e katër projekteve, të cilat financohen nga MKRS.

  1. Vazhdimi i ndërtimit të Palestres Sportive;

  2. Ndërtimi i tribunave, rrethojes dhe shtrimi i zhavorit në Stadiumin e Skenderajt;

  3. Rregullimi i fushës sportive në Polac;

  4. Renovimi i kulmit të Qendres së Kulturës “Hasan Prishtina”.

Në proces të realizimit me mbështetjen e MKRS-së janë edhe tri projekte tjera:

  1. Restaurimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së në Aqarevë;

  2. Ndërtimi i Kullës së luftëtarit dhe atdhetarit Shaban Manxhollit;

  3. Ndërtimi i Kullës së dajës Osman Geci.

Në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt kryetari Jashari e ka  falënderuar Ministren Dumoshi për përkrahjen e dhënë në zhvillimin e sportit e kulturës në komunën e Skenderajt, nga e cila është marrë përkrahje për realizimin edhe të projekteve tjera, është shprehur Kryetari Jashari. Të gjitha këto projekte janë shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës së Skenderajt, ku Jashari ka premtuar se do të kenë një mbikëqyrje të duhur që të kemi realizim me kohë të punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …