Ka nisur asfaltimi i rrugëve në fshatin Baks

Ka nisur asfaltimi i rrugëve në fshatin Baks. Për të parë nga afër punën që po bëhet në këto rrugë, vendpunimet i vizitoj nënkryetari i komunës Skenderajt, Nuredin Lushtaku se bashku me mbikëqyrësin e punimeve, Visar Hyseni, asamblistin Ilir Ejupi si dhe kryetarin e fshatit, Bashkim Ejupi. Lushtaku u shpreh i kënaqur me punimet që po bëhen, duke treguar rëndësinë që ka ky asfaltim për lidhjen e fshatit Baks me atë të Qirezit.

Në ditët në vazhdim do të fillojnë të asfaltohen rrugët edhe në lagjet të tjera të bashkësisë lokale të Qirezit.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …