Për të qenë shëndoshë duhet vizitosh mjekun

Për të qenë shëndoshë duhet vizitosh mjekun, kjo është moto e fushatës së programit socio-shëndetësor për një jetë të shëndetshme të femrës nga sëmundja e gjirit.

Meqenëse, kohëve të fundit nga kjo sëmundje janë të rrezikuara një pjesë e madhe e femrave, jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën, organizata e gruas,,JETA’’  në Deçan, në bashkëpunim më komunën e Deçanit kanë bërë të mundur që për tri ditë me radhë të mbahen ligjërata lidhur më këtë sëmundje, të praktikohet ekzaminimi objektiv-edukimi rreth vetëkontrollit si dhe të ekzaminohen me Echo-Elastography të Gjirit, si metoda më e avancuar e ekzaminimit të gjirit.

Në hapjen e kësaj fushate i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, Safete Gacaferi nga OJQ ,JETA ‘’ dhe Dr.msc Sami Bytyçi, specialist i Imazhërise-Senolog bashkë me stafin shoqërues.

Më këtë rast kryetari Selmanaj tha se: ”Kur është në pyetje shëndeti unë jam i gatshëm të ndihmojë në nisma të tilla në shërbim falas për qytetarët. Me këtë rast falënderoi zonjën Safete Gacaferi, për punën që bën me  gratë  e komunës së  Deçanit me aktivitete të ndryshme, por edhe më këtë projekt të filluar sot. Nisma të tilla janë gjithmonë të mirëseardhura!”.

Ekzaminimi objektiv-edukimi rreth vetëkontrollit dhe ekzaminimi i gjirit me Echo-Elastography, ka filluar të martën në shoqatën ,,JETA’’, e cila gjendet në objektin e pallatit të kulturës ,,Jusuf Gërvalla ‘’ në Deçan. Me këtë rast ftohen te gjithë të interesuarit për ekzaminim që të drejtohen te zyrat e shoqatës, prej 22 Mars 2016 deri me 24 Mars 2016, nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …