Bekim Kerolli së bashku me bashkatdhetarë që jetojnë në Angli kanë dhuruar 4 mijë euro donacion për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt

Bekim Kerolli së bashku me bashkatdhetarë që jetojnë në Angli kanë dhuruar 4 mijë euro donacion për menaxhimin e situatës me COVID-19, për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt, në këtë kohë pandemie. Në emër të tyre donacionin e dorëzoi vëllau i Bekim Kerollit, Hysen Kerolli. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj nga zemra bashkëkombasit për përkrahjen dhënë komunës së Skenderajt në këtë situatë. Ne si komunë jemi duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresën tonë ta dërgojmë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …