Kryetari Jashari, priti në takim udhëheqësit e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim udhëheqësit e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Kryesuesin e Bordit, Lum Mita, Drejtorin Menaxhues Admir Shala, Arton Berisha- Anëtar i Bordit si dhe Dije Rizvanolli nga Ministria e Financave dhe Transfereve , me të cilët foli rreth bashkëpunimit në fushën e efiçiencës së energjisë. Nga ky delegacion, Kryetari Jashari, u informua për mundësitë që ky fond ka hapur për mbështetjen e komunave në projekte të efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike si: Shkolla, Ambulanta, Qendra të kulturës e sportit etj. “Falënderova Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe donatorët për këtë mundësi, duke kërkuar që këto fonde të shfrytëzohen mirë dhe kështu të kemi impakte pozitive në mirëqenien e qytetarëve tonë”, shtoi tutje Kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni. …