NJOFTIM PËR MBYLLJEN E RRUGËS PRISHTINË – GJILAN, SEGMENTI NGA ALBI MALL DERI TEK UDHËKRYQI PËR PALLATIN E DREJTËSISË

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton qytetarët se, me datë 22.05.2020 (e premte), prej orës 8:00 deri në ora 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve (vendosjen e portalit), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”. Gjatë kësaj periudhe kohore pesë orësh, qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas. Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugorë, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment, që të respektojnë këtë. Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugorë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …