U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në mbledhje kanë marrë  pjesë, kryetari i Komunës Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje janë marrë këto Vendime: Vendimi për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019; Vendimi për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë dhe Vendimi i  kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme-lokaleve afariste të Komunës në shfrytëzim personave juridik. Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe raport i DKA-së për ecurinë e zhvillimit të mësimit online, në distancë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …