Vjosa Osmani ka mohuar që babai i saj të ketë punuar për Serbinë pas 15 marsit të vitit 1989, kur është larguar nga puna

Vjosa Osmani shprehet ashpër kundër qeverisë së re të cilin do ta drejtojë Avdullah Hoti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk pajtohet me partinë që e ka zgjedhur në krye të Kuvendit, as jep dorëheqje nga posti,  e ka kundërshtuar Qeverinë Hoti. Ajo ka thënë se  kjo qeveri varet nga votat e Listës Serbe. Votën e fundit  ia siguroi kryetari  Thaçi kjo qeveri nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar,  ka thënë zo nja Osmani e revoltuar dhe e zemëruar për votimin e Qeverisë së re.  Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë  ajo e  Hashim Thaçit. Familja ime politike janë qytetarët e Kosovës, duke lënë të nënkuptohet se ajo qytetarë i quan vetëm ata që e kanë votuar, jo të tjerët. Mirëpo kur është pyetur nga gazetarët se a do të jetë ende kryetare e Kuvendit, ajo ka shpërfillur përgjigjen, duke u larguar nga hapësira rreth Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …