KKSB në Malishevë, ju bën thirrje qytetarëve për zbatim të masave në raport me pandeminë COVID-19

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku është trajtuar situata e përgjithshme e sigurisë, dhe në veçanti gjendja me pandeminë COVID-19 në Komunën e Malishevës. Nga ky takim, KKSB ju ka bërë thirrje qytetarëve për vazhdimin e zbatimit të masave parandaluese në raport me pandeminë. Lidhur me situatën me pandemi në Komunën e Malishevës, koordinatori i KKSB-së, Halit Mazreku, i njoftoi anëtarët e KKSB-së, me gjendjen e përgjithshme, me numrin e të prekurve, të shëruarve dhe rastet aktive, si dhe me masat që ka marrë komuna në bashkëpunim me organet përgjegjëse të nivelit shtetëror, në parandalimin, luftimin dhe menaxhimin e situatës me COVID-19. Ndërsa komandanti i stacioni policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, e ka përgëzuar shtabit emergjent komunal për punën e jashtëzakonshme në menaxhimin e situatës pandemike, si dhe punën e të gjitha organeve tjera, përfshi edhe Policinë e Kosovës, ku sipas tij, përkundër rrezikut për shkak të kontakteve të shumta, asnjë polic nuk është prekur me COVID-10 gjatë punës, si dhe nuk është regjistruar asnjë incident në raport me qytetarët, dhe për këtë i ka falënderuar të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës. Sa i përket situatës së përgjithshme të sigurisë, kapiteni Krasniqi, deklaroi se ka rënie të dukshme të të gjitha veprave penale. Puna e shtabit emergjent është lavdëruar edhe nga anëtarët e tjerë të KKSB-së, përfshi edhe komunitetin RAE, dhe sipas këtyre të fundit, gjatë pandemisë, nuk kanë hasur në probleme, si dhe janë mbështetur në vazhdimësi nga ana e komunës, me ndihma dhe ushqime, sikur të gjithë qytetarët tjerë në nevojë. Në fund, KKSB në Malishevë, doli me një apel drejtuar qytetarëve të Komunës së Malishevës, përmes së cilit kërkohet vazhdimi i zbatimit të masave dhe udhëzimeve nga institucionet përgjegjëse shëndetësore, me qëllim të ruajtjes së shëndeti të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …