Ka nisur asfaltimi i segmentit rrugor me gjatësi rreth 6 kilometra në fshatin Aqarevë

Ka nisur asfaltimi i segmentit rrugor me gjatësi rreth 6 kilometra në fshatin Aqarevë të Komunës së Skenderajt. Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me drejtoreshën e urbanizmit, Sanije Ahmeti, kanë vizituar punimet e kësaj rruge, të cilat sipas tyre janë duke u realizuar si duhet. Që nga periudha kur kryetari Jashari, ka marrë nën udhëheqje Komunën e Skenderajt, janë asfaltuar dhjetëra rrugë në fshatra dhe në zonën urbane, duke i`u mundësuar kështu qytetarëve kushte më të mira infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Rahoveci ju mirëpret për tri ditë rresht në Festivalin tradicional të 26-të me radhë të Rrushit “HardhFest – për kokërr t’qefit”

Këtë fundjavë, krejt rrugët t’çojnë në Rahovec, ka thënë përmes një video-adresimi kryetari i komunës …