CoronaVirus

Janë shënuar 40 raste të reja me koronavirus në Kosovë, dhe ky është numri më i madh që prej fillimit të lehtësimit të masave

E Instituti Kombëtar i SHëndetësisë Publike thotë se që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, janë gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës. Sipas tyre rastet më të mëdha janë në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit, Fushë Kosovës, Kastriotit , dhe kjo sipas tyre ka ardhur nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit, përderisa siç thonë ata, virusi  është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. “Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve”.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …