Institucionet komunale shprehin falënderim për mësuesen Lutfie Alidemaj në ditën e pensionimit të saj

Me rastin e pensionimit të mësueses Lutfie Alidemaj, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtori i Arsimit Basri Aliu, kanë organizuar një pritje, në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e saj në edukimin e brezave të rinj. Mësuesja Lufie Alidemaj, ishte pjesë e personelit të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran. Kryetari Haliti, duke i uruar pensionimin asaj, tha se mësuesja Lutfie është shembull i mirë për edukimin e shumë gjeneratave dhe njëkohësisht vlerësohet për përkushtimin tejet të madh në profesionin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …