Ministri, Arsim Bajrami kërkon që të mos përdoren shkollat për çështje politike

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka kërkuar që të mos përdoren shkollat për aktivitete politike. Ju kemi bërë apel të gjithë partive politike që të mos të ndërhyjnë në shkolla. Ftoj drejtoritë e arsimit që të shmangin secilin aktivitet politik sepse cenohet integriteti i fëmijëve dhe shkelen të drejtat e tyre. Sot jemi të kënaqur se shumica e nxënësve refuzojnë këtë atak që bëhet në integritetin e tyre. Ka hapësira të shumta që të shpalosin partitë politike agjendat e tyre. Ndërkohë edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar ndaj përpjekjeve të subjekteve të ndryshme politike për politizimin e shkollave. Askush nuk ka të drejtë të cenoj mësimin dhe edukimin e fëmijëve tonë dhe askush nuk ka të drejtë të përdorë fëmijët për kurrfarë interesi personal, grupor, politik, fetar apo çfarëdo aktiviteti tjetër që bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin parauniversitar të Kosovës dhe ligjeve dhe konventave tjera ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve”, thuhet në reagimin e Këshilli të Prindërve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …