Nuk ka më mirë se ta duash vendin dhe të kujdesesh si për shtëpinë tënde

Ndërmarrja Publike Lokale ” Higjiena” në Deçan çdo ditë e më shumë është duke punuar në mirëmbajtjen e qytetit, në vendosjen e shportave dhe kontejnerëve, largim të mbeturinave, krijim të hapësirave të gjelbërta etj, por nuk mjafton që vetëm punëtorët e N.P.L ,,Higjiena’’ të kujdesën për vendin, këtë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Nga kjo ndërmarrje është bërë një hap i ri, të gjithë ju që pini duhan e keni vendin ku mund të pini në qytet sepse janë vendos shporta për të hedhur mbeturinat, ku në të cilën në mënyrë të veçantë mund t’i hidhni edhe cigaret.

Mos e dëmto veten dhe mjedisin, jeto shëndetshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Shqiponja e Dushkajës qëndron si simbol i pathyeshmërisë dhe dashurisë për atdhe

Në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë e Gjakovës, u shënua të shtunën 26-vjetori i çlirimit nga forcat …