Kryeministri Hoti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-i, diskutojnë për rifillimin e procesit të dialogut me Serbinë

Kryeministri Hoti takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për rifillimin e procesit të dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, për “përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në rifillimin e procesit të dialogut me Serbinë”. Sipas një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit, ai sot është takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik dhe ekonomik në vend. Hoti me të marrë postin e kryeministrit në fillim të qershorit ka nisur me prezantimet e prioriteteve të tij për dialogun me Serbinë. Ai e ka njoftuar për to edhe Akademinë e Shkencave teksa ka paralajmëruar edhe krijimin e një “forumi të liderëve” duke kërkuar pjesëmarrjen edhe të liderëve opozitarë, ndërkaq brenda Zyrës së Kryeministrit ka propozuar formimin e këshillit të ekspertëve. Kuvendit, Hoti ka thënë se, do t’i propozojë themelimin e një komisioni parlamentar për dialog, të cilin duhet ta udhëheqë opozita. Hoti është shprehur se Qeveria do të udhëheqë procesin e dialogut, ndërsa ka theksuar se roli i kryetarit duhet të mbetet brenda kompetencave që ia përshkruan Kushtetuta.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …