Haliti: Druajmë se do të kthehemi në fillim

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë ka shfaqur brengën me gjendjen e krijuar pas diagnostifikimit të një të riu me Covid19. Kryetari Sokol Haliti tha se kjo duhet të merret seriozisht sepse druhet se gjendja mund të kthehet në fillim. Ai tha se janë duke mbajtur kontaktet me familjarët e të infektuarit dhe po vëzhgohet gjendja. Kryetari Haliti u bëri thirrje të gjithëve për seriozitet dhe vëmendje të shtuar, sepse sipas tij, vetëm me angazhimin e të gjitha mekanizmave, por edhe vet qytetarëve, mund të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit. Ai sërish ka kërkuar që të respektohen masat kundër Covid19.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …