Komuna e Vitisë me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve shënojë 14 Qershorin- Ditën e Çlirimit

Me rastin e 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë, institucionet komunale të Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike, policisë, familjarë të dëshmorëve dhe të tjerë. Përndryshe për shkak të gjendjes së pandemisë të krijuar nga virusi COVID-19 aktivitetet e tjera nuk do të zhvillohen.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …