Mbahet mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika: Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023; Shqyrtimi i Draft-rregullores për taksa komunale dhe Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të Komunës për faljen e borxheve për taksa komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …