leoni

URDHËRESË PËR APLIKIMIN E MASAVE PËR LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË SEKTORIN E GASTRONOMISË

Me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve nga pandemia COVID-19, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një Urdhëresë për aplikimin e masave për parandalimin e luftimit të COVID-19 në sektorin e gastronomisë. Përmes kësaj urdhërese ministria ka kërkuar zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar i Reagimit ndaj këtij virusi, rekomandimeve që janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë. Urdhëresa duhet të zbatohet nga të gjitha bizneset e gastronomisë dhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me inspektoratet tjera do të jenë në terren çdo ditë për zbatimin e masave për tu mbrojtur nga pandemia.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …