Ministrja Dumoshi mori pjesë në lansimin e organizatës Kosova Jewish Organization

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të organizatës hebraike-kosovare Kosova Jewish Organization, aktivitet i organizuar bashkë me British Academy. Qëllimi i kësaj organizatë është rritja e shkëmbimeve kulturore e edukative midis Izraelit dhe Kosovës dhe për të afruar dy popujt me njëri-tjetrin. Kjo organizatë është rezultat i një grupi vullnetarësh që kanë avokuar dhe vite me herët në të njëjtat fusha. Ministrja Dumoshi uroi themeluesit e kësaj organizate për nisjen e aktiviteteve dhe realizimit të qëllimeve të mira të saj në vendin tonë. Organizatat të cilat kanë për synim rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe sjelljen e përvojave të mira në Republikën e Kosovës janë të mirëseardhura dhe ministria i mirëkupton dhe i përkrah, ka vlerësuar ministrja.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …