MINISTRI ABRASHI PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E HUNGARISË NË KOSOVË

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz. Në këtë takim njohës, ministri Abrashi e informoi ambasadorin hungarez për prioritetet e tij në realizimin e projekteve infrastrukturore. Abrashi dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi. Ministri Abrashi e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës, përderisa ambasadori shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …