leoni

Ka vazhduar prezantimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) edhe në Qirez

Në Qirez, në shkollën fillore “Dëshmorët e Qyqavicës”, të sapo përfunduar, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e Financave, Kastriot Gashi, kanë prezantuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023 duke i vendosur në theks të veçantë projektet që do të realizohen në fshatrat e kësaj bashkësie lokale. Kryetari Jashari bëri të ditur se gjatë këtij takimi, u përballen për së afërmi me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për të cilat premtuan që sipas mundësive buxhetore do të realizohen kërkesat e qytetarëve edhe të kësaj zone. “Në bashkësinë lokale të Qirezit, në shumicën e fshatrave jemi në finalizim e sipër të projektit të kanalizimit dhe asfaltimit të segmenteve rrugore në këto fshatra”, tha Jashari. Jashari shtoi tutje se nevojat janë ende evidente me gjithë investimet që po bëhen çdo vit, por me bashkëpunim të sinqertë dhe besim të ndërsjellët do të ecim përpara për të ngritur nivelin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …