Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shtyrja e protestës nuk ka ardhur nga subjekti që ai drejton. Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në facebook, ai ka bërë të ditur se kërkesa për të shtyrë mbajtjen e protestës ka ardhur nga Vetëvendosja dhe Nisma. “Anëtarësia e AAK- është më e mobilizuar se asnjëherë më parë pë kundërshtimin e keqqeverisjes që është identifikuar me pushtetin aktual. Partnerët tanë politik opozitarë kishin kërkesë që protesta e nesërme të shtyhet për një moment më të përshtatshëm”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
