Pas dështimit të votimit në të kaluarën, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat vendit do t’ia sjellin miliona euro. Kjo pasi Partia Demokratike e Kosovës u zotua të votojë të gjitha këto marrëveshje pasi më parë kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë. Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media. Ai tha se këtë vendim e kanë marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe diskutimeve brenda strukturave të partisë. Kurse, grupi më i madh parlamentar Lëvizja Vetëvendosje nuk duket se ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk do të votojë këto marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore
Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …