Isa Mustafa

Mustafa përkujton martirët e Krushës së Madhe

Kryeministri, Isa Mustafa ka përkujtuar 243 viktimat e Krushës së Madhe si dhe anëtarët e familjes Berisha nga Theranda, që u vranë e u masakruan nga forcat ushtarake serbe. Sipas kryeministrit, masakra në Krushë të Madhe si dhe ajo e Therandës, “përbëjnë dy prej krimeve më brutale mbi popullin e Kosovës të kryera nga regjimi i Millosheviqit”. “Në këto dy masakra u vranë fëmijë, gra, pleq e burra, për të vetmen arsye se ata ishin shqiptarë, se ata e donin vendin e tyre të lirë, të pavarur e demokratik.  Njerëzit e mirë të masakruar në Krushë të Madhe dhe në Suharekë, së bashku me dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë të vrarë e të zhdukur anekënd Kosovës nga regjimi serb, janë martirë të lirisë së Kosovës. Ata janë dëshmi e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit shtetërore që regjmi i Serbisë kreu në Kosovë, përgjegjësi prej të cilës nuk do të mund të shpëtojnë organizatorët dhe kryesit e tyre”, thuhet në shkrimin e kryeministrit, Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …