KOMUNA E JUNIKUT NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME KOMPANIN RAJONALE TË UJITJES KRU “DRINI I BARDHË”

Komuna e Junikut ka nënshkruan marrëveshje me Kompaninë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë”, marrëveshje përmes së cilës të gjithë fermerët e komunës së Junikut lirohen nga pagesa e ujitjes, kompania gjithashtu do të bëjë pastrimin sezonal të kanaleve të ujitjes së tokave bujqësore. Marrëveshja ndër-institucionale, në mes të Komunës së Junikut dhe KRU “Drini i Bardhë” u realizua marrë parasysh efektin e pandemisë në buxhetin e ekonomive familjare, për çka u dakorduan që fermerët të lirohen nga pagesa për ujitje për vitin 2020. Marrëveshje në kuadër të iniciativës „Shërbime të mira për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë“.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …