Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe komandanti i togut në Kaçanikut, Lutfi Jaha

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe komandanti i togut në Kaçanikut, Lutfi Jaha

Të nderuar veteranë dhe bashkëluftëtarë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot më 25 korrik 2020, ka ndërruar jetë veterani i Luftës së UÇK-së njëherit edhe komandant i togut në Kaçanik Lutfi Jaha! “Me respektin më të madh OVL e UÇK-së dega në Kaçanik, familjes dhe gjithë farefisit ju shprehim ngushëllimet më të thella! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës bashkëluftëtar! U prefsh në paqe Lutë! Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 18:00 në kompleksin Memorial të dëshmorëve të kombit! E nderuara familje Jaha, të nderuar bashkëluftëtarë, të nderuar qytetare ju njoftojmë se për shkak të gjendjes se rëndë shëndetësore që jemi duke u ballafaquar me KOVID-19 duke pasur parasysh sugjerimet profesionale nga Instituti Shëndetësore i Republikës se Kosovës dhe vendimeve te Qeverise se Republikës se Kosovës pjesëmarrja në varrim do të jetë vetëm rrethi i ngushtë familjarë dhe diku 5 bashkëluftëtarë – thuhet në njoftimin e OVL e UÇK-së dega Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …