Sot tre të shëruar nga Komuna e Malishevës

Tre persona nga Komuna e Malishevës janë shëruar përfundimisht, duke e quar numrin në 84 persona të shëruar, nga gjithsejtë 117 të prekur. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren. Personat e shëruar vijnë nga këto vendbanime: 1 Kijevë, 1 Ngucat dhe 1 Carrallukë. Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 117 të prekur, 84 janë shëruar, 27 persona vazhdojnë të jenë aktiv dhe 6 persona kanë ndërruar jetë.

Raste aktive me COVID-19 janë 27 persona sipas këtyre vendbanimeve: Bubavec dhe Kijevë nga 4 raste, Malishevë dhe Balincë nga 3 raste, Ngucat dhe Llazicë nga 2 raste dhe nga 1 rast janë në Damanek, Drenoc, Lladrovc, Carrallukë, Astrazup, Maxharrë, Gurishtë, Banjë dhe Shkozë.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …