Laurent Louis: Shpërthimet në Bruksel u kryen nga shërbimet e sigurisë, duke përfshirë edhe CIA-n

Laurent Louis: Shpërthimet në Bruksel u kryen nga shërbimet e sigurisë, duke përfshirë edhe CIA-n

Deputeti i Parlamentit të Belgjikës, Laurent Louis, ka deklaruar se shpërthimet në Bruksel  u kryen nga shërbimet e sigurisë, duke përfshirë edhe CIA-n në këtë lojë. Ai mendon se edhe sulmet terroriste në SHBA në vitin 2001 janë organizuar nga shërbimet sekrete. “Edhe një herë tjetër islamizmin radikal do ta bëjnë përgjegjës për këto atentate të prezantuara si hakmarrje pas arrestimit të Salah Abdeslam fundjavën e kaluar në Molenbeek. Si mund ta injorojmë përgjegjësinë e shtetit belg ne këto veprime të ndyra të ndodhura këtë të martë në kryeqytetin tonë? Duke shikuar situatën aktuale, duke shikuar nivelin e sigurisë, është e pamendueshme që ca individë të jenë në gjendje të hyjnë ne metropolitane dhe në aeroportin kombëtar me ca bomba dhe që të arrijnë t’i shpërthejnë”. Ai nuk e imagjinonte dot që shërbimet sekrete të kenë kaq mangësi sa nuk mund të mbrojnë vendet me rëndësi të veçantë.

“Nuk e kam fshehur kurrë mendimin se sulmet e 11 shtatorit 2001 u gatuan nga Qeveria Amerikane, ashtu siç shumë sulme të tjera në Evropë që jua ngecën ca organizatave terroriste islamike, por që në të vërtetë janë lejuar të ndodhin nga shtetet tona për tu shërbyer interesave politike-ekonomike që kanë qëllim destabilizimin e botës arabe, dhe zhvillimin e islamofobisë në botë, konkretizimin e projektit te Izraelit te Madh dhe në fund krijimin e Rendit të Ri Botëror që imponon (detyron) shtetet botërore te limitojnë të drejtat tona dhe liritë themelore me qëllim që të luftojnë terrorizmin e krijuar nga vet ata, që në hije tërheqin fijet e politikës botërore”, shkruan më tej, deputeti belg, Laurent Louis.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …