Kryetari Haliti vizitoi fshatin Zhiti dhe përcolli nga afër punimet në disa projekte

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Zhiti të Vitisë për të pare nga afër disa projekte që janë realizuar. Ai konkretisht ka vizituar shkollën e këtij fshati i cili është rivitalizuar me investim të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe atë në kuadër të projektit për Efiçencë të Energjisë. Me këtë projekt është paraparë që në këtë shkollë të bëhet Izolimi i jashtëm i objektit shkollor si dhe vendosja e kaldajës së re për ngrohje qendrore. Kreu i kësaj Komuna ka vizituar edhe fushën sportiv në këtë lokalitet, ku falë mërgatës është bërë ndriçimi i saj, me këtë rast kryetari Haliti e nderoi me mirënjohje edhe veprimtarin Remzi Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …