Opozita

Në Prishtinë u mbajt një takim mes kryetarëve të tri partive të opozitës

Sot në Prishtinë është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën. Takimi është  mbajtur në selinë e AAK-së. Pas takimit kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar për mediet se ka qenë një takim pune i opozitës dhe nuk është paraparë ndonjë deklaratë për media. Ishte një takim pune në mes opozitës, ka deklaruar shkurt Haradinaj pa dhënë ndonjë detaj. Jo zyrtarisht  bëhet e ditur se gjatë takimit liderët e opozitës kanë diskutuar lidhur qëndrimet e tyre aktuale  dhe hapat e mëtutjeshëm që planifikojnë të ndërmarrin në të ardhmen. Opozita pajtohet në qëndrimet kapitale dhe vetëm si e tillë do të arrijë të mbijetojë në procesin në të cilin ka hyrë para shtatë muajsh duke i kundërshtuar fuqishëm dy marrëveshjet e dëmshme për vendin të cilat, i ka nënshkruar Qeveria e Kosovës në Bruksel, marrëveshja për krijimin e AKS-së dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri …