Në mungesë të kuorumit, nuk mbahet mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e KK të Malishevës

Mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës e cila ishte thirrur që të mbahet, më 14.08.2020, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit të këshilltarëve. Pas deklarimeve të shefave të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në kuvend dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, mbledhja e ardhshme e jashtëzakonshme me këtë pikë të rendit të ditës do të mbahet të Hënën, më 17.08.2020. ora 10:00 .

  1. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/277 datë:12.08.2020 të parashtruar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, në lidhje me vendimin nr.02/05 datë: 10.01.2020 të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për pezullimin e pëlqimeve për operimin e kompanive të gurëthyesve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …