Sot 2 të shëruar në Malishevë dhe asnjë rast i ri

Sot janë shëruar edhe 2 qytetarë të tjerë të cilët ishin të prekur me COVID-19, nga Komuna e Malishevës, përderisa nuk është regjistruar asnjë rast i ri gjatë ditës së sotme, apo në 24 orët e fundit. Aktualisht në Komunën e Malishevës, janë 27 raste aktive. Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga data 14 mars 2020, me COVID-19 janë prekur 184 qytetarë, 142 prej tyre janë shëruar, aktive janë 27 raste, ndërsa 15 persona kanë ndërruar jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …