Sot u regjistruan edhe katër raste të reja me covid-19 në Malishevë

Sot janë regjistruar edhe katër raste të reja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Këto raste janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, si dhe në komunikim direkt me personat e prekur apo familjarët e tyre. Rastet e reja vijnë sipas këtyre vendbanimeve: 2 raste në Kërvasari, 1 rast në Tërpezë dhe 1 rast në Astrazup. Me këtë numri i rasteve aktive rritet në 32 raste. Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, të prekur me COVID-19 janë regjistruar 192 persona, prej tyre 143 janë shëruar, 17 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive mbesin 32.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …