Ka filluar riparimi i rrugëve të dëmtuara në qytetin e Malishevës

Në kuadër të mirëmbajtjes dhe riparimit të rrugëve në Komunën e Malishevës, këto ditë ka filluar realizimi i projektit të mirëmbajtjes së rrugëve, përkatësisht riparimit të rrugëve të dëmtuara në qytetin e Malishevës, ku përfshihen të gjitha rrugët apo pjesët e dëmtuara të rrugëve. Punimet në riparimin e rrugëve i ka parë nga afër drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina, i cili është njoftuar për së afërmi me ecurinë e punimeve në riparimin e defekteve në rrugë. “Riparimi i pjesëve të dëmtuara në rrugët e qytetit, nuk është thjesht hapje dhe mbyllje e një grope të hapur, por prerje, mbushje dhe rregullim i bazës në pjesët e dëmtuara, si dhe mbulimi me asfalt. Në këtë projekt përfshihen të gjitha rrugët e dëmtuara, dhe brenda pak ditëve në qytet nuk do të duket asnjë rrugë e dëmtuar”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …