KKMSH: Virusi vazhdon të rrezikojë

Gjendja epidemiologjike vlerësohet akoma e vështirë, megjithëse numri i të infektuarve me Covid-19, ka pësuar rënie, javën e fundit. Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, në takimin e rregullt ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kurajo, sepse virusi akoma po rrezikon. Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka thënë se angazhimi do të vazhdojë i plotë, kurse barrën kryesore pos KKMSH-së, po e bartin edhe shëndetësia dhe Policia e Kosovës, bashkë me Inspektoratin komunal. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se Policia vazhdon përkushtimin për zbatimin e masave kundër pandemisë. Ai tha se do të koordinohen dhe do të mbështesin personelin arsimor për testin e maturës që do të mbahet nesër. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Basri Aliu, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë qëllim. Sipas tij, po bëhet dezinfektimi i shkollave ku do të mbahet testi dhe po shpërndahen maska dhe dezinfektues. Gjithashtu është dezinfektuar edhe çerdhja në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …