Asfaltohen dy rrugë në Bubavec të Malishevës

Edhe në fshat Bubavec të Komunës së Malishevës, sot janë asfaltuar dy rrugë të reja. Asfaltimi i këtyre rrugëve është pjesë e investimeve të komunës në infrastrukturën rrugore dhe pjesë e realizmit të planifikimeve në realizimin e projekteve kapitale. Në asfaltimin e rrugëve ishin të pranishëm, anëtari i Kuvendit të Komunës së Malishevës, nga fshati Bubavec, Sylë Dukolli dhe shefi i njësisë së prokurimit në Malishevë, Nuhi Shala, të cilët kanë parë nga afër rregullimin e plotë të këtyre rrugëve dhe zbatimin e kontratës për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve në Bubavec. Anëtari i KK të Malishevës, Sylë Dukolli, ka shprehur kënaqësinë e tij për realizimin e këtij projekti në Bubavec, pjesë e listës për investime kapitale, të miratuara në Kuvendin e Komunës. “I uroj të gjithë bashkëvendasit e mi për këto rrugë dhe i siguroj të gjithë, që do të angazhohem dhe do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve, për realizimin e kërkesave të tyre”, tha Dukolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …