MPL ka pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse kundër pandemisë globale COVID 19 nga Helvetas përmes projektit DEMOS

Zëvendësministrja e Pushtetit lokal Magbule Shkodra, në një postim të saj në facebook ka njoftuar se, Ministria e Pushtetit Lokal ka pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse kundër pandemisë globale COVID19 (koronavirus) nga Helvetas përmes projektit DEMOS.

Ky donacion ka për qëllim që zyrtarët e MPL-së të ruajnë shëndetin e tyre gjatë punës. Në kuadër të pajisjeve mbrojtëse të cilat janë dhuruar janë: maska mbrojtëse, dezinfektues dhe dorëza të dimensioneve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …