DBPZhR, publikon thirrjen publike për aplikim për të gjitha OJQ-të, të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë brenda territorit të Komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural publikon thirrjen publike për aplikim të gjitha OJQ-ve, të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë brenda territorit të Komunës së Rahovecit dhe që kanë përvojë në organizimin e festivaleve, të aplikojnë për organizimin e festave tradicionale kulturore në Komunën e Rahovecit, Festa e vjeljes së rrushit-Edicioni Online. Qëllimi i kësaj thirrjeje publike është subvencionimi dhe mbështetja financiare për OJQ-të, të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit dhe të cilat kanë përvojë në organizimin e eventeve dhe festivaleve, të cilat kanë për qëllim promovimin e kulturës si dhe promovimin e produkteve bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …