Kompletohet fusha sportive dhe rregullohen parkingjet në SHFMU “Kenan Halimi” në Skifteraj

Në kuadër të realizimit të projekteve që kanë për qëllim rregullimin e infrastrukturës sportive, në shkollat e komunës së Vitisë, në fshatin Skifteraj ka filluar kompletimi i fushës sportive të SHFMU “Kenan Halimi”, me që rast është duke u bërë shtruarja me gomë e këtij tereni. Për të parë nga afër punimet që po kryhen në këtë fushë, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka vizituar këtë fshat, ku edhe ka uruar këshillin e fshatit, personelin e shkollës dhe nxënësit për këtë projekt. Gjithashtu, është punuar edhe në parkingjet pranë shkollës, për këto projekte Këshilli i fshatit shprehën falënderime për Institucionet komunale, që po kontribuojnë në mbështetjen e projekteve në këtë lokalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …