Fusha sportive në Ramjan bëhet me shtresë gome

Fusha sportive e SHFMU “Skender Emërllahu” në Ramjan të komunës së Vitisë, është rregulluar me shtresën prej gome, e cila do të kompletoj në tërësi këtë fushë duke plotësuar kushtet për një zhvillim sa më të mirë të ndeshjeve futbollistike. Gjatë vizitës që i bëri punimeve, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se këto punime janë duke u realizuar në kuadër të projektit për kompletimin e fushave sportive në disa fshatra të komunës së Vitisë. Ndërsa këshilli i fshatit Ramjan, ka shprehur falënderime për udhëheqësit komunal, për mbështetjen e këtij projekti dhe projekteve të tjera që pritet të realizohen në këtë lokalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …