Regjistrohen edhe dy raste të reja me covid-19 në Malishevë dhe një person ka vdekur

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të prekur me covid-19, ndërsa një person ka vdekur. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me Komunën e Malishevës. Rastet e regjistruara sot vijnë nga fshatrat Banjë dhe Senik, ndërsa numri i rasteve aktive është 36 raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, janë regjistruar 221 persona të prekur me covid-19, prej tyre 165 persona janë shëruar, 20 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 36 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …